Please enter at least 3 characters.

Dy ish-kryetarët e Koçanit të privuar nga liria për tragjedinë e zjarrit, ndodhen në burgun e Kumanovës

2024/07/Burgu-i-Dubraves-foto-ridvan-slivova-29-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut.

"Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu.

Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal.