Please enter at least 3 characters.

Dy gola të shpejtë në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës

2022/12/2cfa05a0e5346eac302b913a6365b3f0o2.jpg

Kroacia dhe Maroku po luajnë ndeshjen që vlen medaljen e bronztë në Kupën e Botës.

Pas eliminimit të tyre nga Argjentina dhe Franca, këto dy skuadra po luajnë për një vend në podium, ndërsa përballja ka filluar furishëm.

Që në minutën e 7-të erdhi goli, kur Ivan Perisic asistoi te Josko Gvardiol i cili shënoi për 1-0.

Por vetëm pas dy minutash Maroku arriti të barazojë, kur Achraf Dari me një goditje me kokë shënoi për 1-1.

Ndeshja po del të jetë interesante dhe pritet të ketë edhe gola të tjerë. /Telegrafi/