Please enter at least 3 characters.

Durrës, nipi vret gjyshen e më pas edhe veten

2017/04/police.jpg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit rreth mesditës së të martës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Curri në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar.

Sipas raportimeve paraprake, Ersid Curri, 25 vjeç, ka qëlluar me armë gjyshen e tij 80-vjeçare, Hurme Curri dhe më pas po me të njëjtën armë është vetëvrarë.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë ngjarje aksidentale, apo për një krim të qëllimtë, raportojnë mediat.