Durant dhe Thompson rikthejnë kampionin te fitorja
Golden State Warriors ka arritur të fitojë pas tri disfatave radhazi në NBA.
Me rikthimin në formacion të dyshes Kevin Durant e Klay Thompson, Warriors kanë marrë një fitore të lehtë ndaj Sacramento Kings.
Kampioni në fuqi në fund fitoi me 16 pikë diferencë 112-96 përballë Kings.
Më i dalluari në këtë fitore të Warriors, ishte Kevin Durant që shënoi 27 pikë, pati 10 kërcime dhe dhuroi pesë asistime.
Durant pati ndihmën edhe nga Klay Thompson i cili gjithashtu u rikthye nga lëndimi dhe shënoi 25 pikë.
Tek vendasit më i dalluari ishte Body Hield me 19 pikë e katër asistime si dhe D’Aron Fox që shtoi 15 të tjera.
Në ndeshjen e ardhshme, kampioni në fuqi i NBA-së do të luaj para tifozëve të vet ndaj Phoenix Suns.
Ndërkohë Sacramento Kings do të përballet në ndeshjen e ardhshme me Los Angeles Lakers. /Telegrafi/Rezultatet:
Washington Wizards - Charlotte Hornets 107 - 93
New York Knicks - Detroit Pistons 109 - 115
Boston Celtics - Toronto Raptors 110 - 99
Miami Heat - Brooklyn Nets 109 - 110
Sacramento Kings - Golden State Warriors 96 - 112


