Please enter at least 3 characters.

Duplex Premium me “Premium Summer Fest 2015”

2016/01/dupittt-e1437559156198.jpg

Duke filluar nga e hëna, më 20 korrik 2015, “Duplex Premium” ka filluar me festivalin “Premium Summer Fest 2015”.

Ky festival është i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe do të bëjë bashkë artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.

Nata e parë e festivalit filloi me një performancë të shkëlqyer nga Kida dhe Mozzik, e shoqëruar me vallëzim dhe përcjellje këngësh nga masa e madhe prezente në këtë event.

Atmosferë e tillë pritet të vazhdojë edhe në netët në vijim, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një stil tjetër të jetës së natës, të konceptuar dhe realizuar nga stafi i “Duplex Premium”.

Përgjatë periudhës katër javëshe sa do të zgjasë ky festival, nga 20 korrik deri më 15 gusht, me program prej gjashtë netësh në javë, nga e hëna në të shtunë, “Duplex Premium” do t’u krijojë mysafirëve një eksperiencë të paharrueshme, jo vetëm përmes muzikës por edhe përmes befasive të ndryshme.

Sonte, në natën e tretë të këtij festivali do të performojë Dj më i njohur në Shqipëri, Dj Sardi, i njohur për krijimin e hiteve të artistëve Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula.

I ndodhur në zemër të qytetit, Duplex Premium, vazhdon edhe më tej të kultivojë konceptin e të ofruarit kualitet dhe kënaqësi për secilin klient. /Telegrafi/