Please enter at least 3 characters.

Duncan sot takohet me kryetarin Ivanov

2017/02/Alan-Dankan.jpg

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot do ta mirëpres ministrin shtetëror për Evropën dhe Amerikën në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Alan Duncan përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takime, sipas njoftimit nga MPB-ja dhe partitë, është biseduar për gjendjen aktuale në Maqedoni, perspektivat e saj evropiane, proceset reformuese, bashkëpunimin bilateral...

Sipas paralajmërimve ministri britanik në vizitën e tij dyditore, duhet të takohet edhe me kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni, PSP-në dhe përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve.

Përndryshe Duncan dje, është takuar me Nikolla Poposkin dhe kryetarin e OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski si dhe me Radmilla Sheqerinskën, nënkryetare e LSDM-së. /Telegrafi/