Duhet të përmirësohemi - Heynckes pret më shumë nga Bayerni
Bayern Munichu ka vuajtur te Sevilla në udhëtimin e vështirë në Spanjë që megjithatë përfundoi me fitore, por trajneri Jupp Heynckes ka pasur dy fjalë për skuadrën pas takimit.
Bayerni u gjend në disavantazh dhe arriti të rikuperojë me dy gola mjaft me fat.
Përkundër faktit se bavarezët fituan në këtë takim, Heynckes pati kritika për skuadrën e tij.
"Ne e kemi humbur topin shpesh dhe na mungoi struktura në mesfushë, kjo i lejoi Sevillas të krijojë raste".
"Ne u përmirësuam në pjesën e dytë dhe në fund merituam fitoren".
"Psikologjikisht ishte me rëndësi që të barazojmë shpejt, edhe nëse ishte me pak fat. Por, nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve ne duhet të përmirësohemi", u shpreh Heynckes.
Bayerni kështu bart një avantazh solid për ndeshjen kthyese në Allianz Arena. /Telegrafi/


