Please enter at least 3 characters.

Dua fiton çmim, bën performancë të shkëlqyer dhe mahnit me dukjen në 'BBC Radio 1 Teen Awards 2017' (Foto/Video)

2017/10/DuaLipa-e1508747984708.jpg
208:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 22: Dua Lipa performs on stage during the BBC Radio 1 Teen Awards 2017 at Wembley Arena on October 22, 2017 in London, England. (Photo by Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/ Getty Images)
13:"Tim P. Whitby

Të pandalshme sukseset e Dua Lipës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka fituar çmimin për 'Artisten solo më të mirë britanike' në ceremoninë e 'BBC Radio 1 Teen Awards 2017'.

Hiti i saj "New Rules" është votuar si kënga më e mirë dhe ky çmim i takoi yllit nga Kosova.

Në evenimentin e zhvilluar në Wembley Arena të Londrës, 22-vjeçarja njëherësh ka dhuruar një performancë mbresëlënëse për fansat e saj të shumtë.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Dua kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të verdhë dhe të shkurtë në pjesën e përparme që nxirrte në pah këmbët e saja të gjata.

(Getty Images)

Në këmbë kishte veshur sandale me taka që përshtateshin me rripin e zi që kishte në mes.

(Getty Images)

Natyrisht që dukja dhe ecja e saj në tepihun e kuq i ka mahnitur fansat e këngëtares anekënd botës.

(Getty Images)

Gjatë prononcimit për mediat gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Dua ka folur për fuqizimin e femrës në gjithë botën.

Natyrisht se temë e bisedës ka qenë edhe hiti i saj "New Rules" që për tre muaj ka arritur 447 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/