Driton Kuka pas përfundimit të Kampionatit Evropian: Një medalje e artë dhe paraqitje premtuese për Kosovën
Trajneri i ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka la vlerësuar performancën e ekipit në Tbilisi të Gjeorgjisë dhe thekson vazhdimësinë e suksesit të xhudos kosovare.
Kosova ka përfunduar garat në Kampionatin Evropian për të rritur në Tbilisi, me një tjetër sukses të madh që mban vulën e xhudos.
Sipas trajnerit Driton Kuka, Distria Krasniq shkëlqeu duke siguruar medaljen e artë të 11-të evropiane për vendin, duke vazhduar një traditë 14-vjeçare suksesi me mbi 30 medalje në total.
Paraqitje shumë të mirë pati edhe Akili, i cili regjistroi tri fitore dhe një humbje, duke luftuar për medalje dhe duke u renditur në vendin e pestë.
Ndërkohë, Dardani dhe Fatjona arritën deri në mesin e 16 më të mirëve, ndërsa Erza dhe Laura u eliminuan herët, pavarësisht përgatitjeve të mira.
Kuka theksoi se xhudo mbetet sporti më i suksesshëm olimpik për Kosovën, ndërsa falënderoi të gjithë për mbështetjen, duke shprehur njëkohësisht ngushëllime për familjet e prekura nga tragjedia në Malishevë.
Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës
Ekipi ynë sot përfundoj garat në Evropianin për të rritur në Tbilisi të shtetit Gjeorgjian!
Shkëlqeu Disi me të artën nr 11 për Kosovën në një vazhdimësi prej 14 vjet pa ndërprerje me më shumë se 30 medalje në total për shtetin tonë!
Akili ishte i shkelqyeshëm me 3 fitore e një humbje që i siguruan luftën për medalje,ku nuk ishte i koncentruar sa duhet!
U rendit në fund i 5 që është rezultat i shkëlqyeshëm.
Dardani e Fatjona kaluan në 16 më të mirët por me kaq përfunduan garat për ta,besojmë në rritje të performances në të ardhmen.
Erza dhe Laura pësuan në xhiron e parë dhe nuk ishin në ditë të mirë përkundër pregatitjes së mirë sipas meje.
Për njerëz që ta kuptojnë drejt medalje të arta Evropiane në sporte Olimpike deri tash sporti i shtetit tonë i ka 11 dhe të gjitha nga xhudo!
Don dikush me i pa apo jo kjo është realiteti.
Të gjithë ju që uruat dje e mbramë suksesin e ekipit tonë u jam shumë mirënjohës,e kush sgjeti kohë prapë jemi falenderues
Përtej sportit ne si ekip i shprehim ngushëllime familjes që humbi më të dashurit në tragjedinë në Malishevë!
Foto nga Gara e Akilit në luftën për medalje!
/Telegrafi/


