Please enter at least 3 characters.

Dritan Dajti depoziton një tjetër kërkesë për lirim nga qelia

2023/06/Dritan-Dajti.jpg
10:"Webeditor3

Dritan Dajti ka depozituar një tjetër kërkesë për lirim nga qelia.

Kujtojmë se Dajti është dënuar me burgim të përjetshëm dhe pretendon se i ka përfunduar koha e burgimit me 25 vite burg, përpara se Gjykata e Lartë të vendoste dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Dritan Dajti u prangos në vitin 2009 për akuzën “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

Në atë ngjarje u vra edhe shoku i Dajtit, Ledion Mara, si dhe u plagos një pushues, por Dajti në vazhdimësi i ka mohuar akuzat duke pretenduar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se 4 viktimat ishin policë.

Në asnjë seancë gjyqësore Dritan Dajti nuk ka pranuar që t’i ketë vrarë katër punonjësit e policisë me qëllim, por ka theksuar se në përleshjen e asaj dite është vetëmbrojtur.