Drita e mposht Prishtinën falë golit të Blerim Krasniqit
Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 në derbin e javës së 31-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë, edhe pse solli disa raste, u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që provuan portat e Faton Malokut dhe Altin Gjokës. Rastet më të mira në këtë fraksion i patën Besnik Krasniqi dhe Gjelbrim Taipi.
Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më kërkuese dhe krijoi disa mundësi të mira, me rastin më të spikatur të Valmir Veliut, i cili goditi shtyllën.
Megjithatë, Drita arriti të përfitojë në minutën e 81-të, kur pas një aksioni të mirë Liridon Balaj asistoi për Blerim Krasniqin, i cili nga afër shënoi golin e fitores (1-0).
Deri në fund, të dy skuadrat nuk arritën të ndryshonin rezultatin dhe Drita mori fitoren e radhës, që e afron edhe më shumë me titullin e kampionit.
Pas këtij suksesi, Drita kryeson tabelën me 60 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 45 pikë. /Telegrafi/


