Please enter at least 3 characters.

Dribluesit më të mirë të Ligës Premier këtë sezon, do të befasoheni nga i pari (Foto)

2016/11/premier1.jpg

Lojën e futbollit, padyshim që më të mirë e bëjnë edhe driblimet.

Ka futbollistë që dhunti të tyre kanë teknikën e mirë, me të cilën mund të driblojnë futbollistë dhe të arrijnë më lehtë te goli.

Kështu, ndodh edhe në Ligën Premier, ku driblimet nuk është se janë pjesë e madhe e lojës, pasi skuadrat janë të prirura të luajnë shpejt, shkruan Telegrafi.

Futbollisti që ka kompletuar më shumë driblime në Ligën Premier këtë sezon është mesfushori me tipare sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha, i cili ka kompletuar gjithsej 49 driblime, duke lënë pas vete shumë yje të mëdhenj.

Pas ish-futbollistit të Manchester United, renditet anësori sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard me 44 driblime, ndërsa treshja kompletohet me Andros Toënsend me 34 driblime të kompletuara. /Telegrafi/

Më shumë driblime në Ligën Premier këtë sezon: Wilfried Zaha           – 49 driblime

Eden Hazard            – 44 driblime

Andros Townsend – 34 driblime

Michail Antonio     – 32 driblime

Sergio Aguero         – 32 driblime