Please enter at least 3 characters.

Dreri theu xhamin për të hyrë në dyqan, gati goditi edhe pronarin (Video)

2017/06/Dreri-theu-xhamin-për-të-hyrë-në-dyqan-gati-goditi-edhe-pronarin-foto.jpg
22:"© Gleco Paint/YouTube

Steven Gleason ka qenë me fat, që nuk është goditur nga një dre që theu xhamin dhe hyri në dyqanin e tij që ndodhet në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara.

Kafsha e frikësuar ka lëvizur me vështirësi, sepse dyshemeja ishte e rrëshqitshme, ndërsa është larguar pa shkaktuar ndonjë dëm tjetër, transmeton Telegrafi.

“Së paku doli si duhet nga dera dhe nuk bëri më shumë rrëmujë”, ka thënë Gelason me mahi, derisa e komentonte rastin.

Kalimi nëpër panelin e xhamit, duket që nuk i ka shkaktuar drerit ndonjë lëndim. /Telegrafi/