Please enter at least 3 characters.

Drejtuesit e Barçës binden, Dembele duhet shitur

2018/11/Dembeleja.jpg
287:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 18: Ousmane Dembele of Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Barcelona and PSV at Camp Nou on September 18, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ekziston një mendim në rritje brenda Barcelonës se duhet të vendosin në shitje sulmuesin anësor francez, Ousmane Dembele.

Sulmuesi i Francës ka mërzitur shumë anëtarë të menaxhmentit të Barcelonës shkaku i ndodhive të fundit.

Mediat francez raportojnë se disa bashkëlojtarë të lartë të ekipit dhe menaxhmenti janë indinjuar me mos-disiplinën e lojtarit.

Sipas gazetës L'Equipe, tani ka një numër gjithnjë e më të madh drejtuesish që dëshirojnë të shohin Dembelen teksa largohet.

Dembele duke festuar një gol me Messin (Getty Images)

Burimet thonë se ata do të kërkojnë të shesin Dembele në janar nëse ai nuk arrin të ndryshojë qëndrimin e tij aktual.

Pavarësisht problemeve të tij këtë sezon, ndërmjetësit kanë siguruar bordin e Barçës se nuk do të kishin problem të gjejnë një blerës nëse ata do të vendosnin ta shesin Dembelen.

Pro largimit të Dembeles është edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili i ka sugjeruar drejtuesit të minimizojnë humbjet me një largim të shpejt të lojtarit.

Skuadrat e interesuara për Dembelen nuk mungojnë, ku në radhë janë gjigantë e Ligës Premier si Liverpooli e Arsenali dhe PSG në Ligue 1. /Telegrafi/