Please enter at least 3 characters.

Draghi: Eurozona ka nevojë për një instrument të ri dhe të përbashkët fiskal

2018/05/draghi-bce.jpg
719:"FILE - In this June 6, 2012 file picture the President of the European Central Bank, Mario Draghi, speaks during a press conference in Frankfurt , Germany. European Central Bank head Mario Draghi warned European Union leaders that they should not wait for more emergency help from the central bank to solve the debt crisis rattling the region and instead make the political choices needed to strengthen the euro. Draghi said Friday June 15, 2012 the ECB has supported banks against the ongoing debt crisis with €1 trillion in emergency credit and that now "political choices have become predominant over monetary policy instruments that we can use in the near future." (AP Photo/dapd/Mario Vedder)
12:"Mario Vedder

Eurozona ka nevojë për një instrument të ri dhe të përbashkët fiskal, në mënyrë që të mbajë të bashkuara vendet anëtare, edhe kur janë nën sulmin e tregjeve financiare, kështu deklaroi numri një i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.

Muajin e ardhshëm, liderët e Bashkimi Evropian do të takohen dhe do të diskutojnë pikërisht çështjet që mbajnë pezull reformimin e unionit.

Kështu, ai ka bërë një propozim të ri - atë të krijimit të një instrumenti të mbështetur nga qeveritë e unionit për të ndihmuar në rast emergjence vendet e dobëta nëse penalizohen nga tregjet në periudhë krizash.

"Na duhet diçka e tillë për të ruajtur konvergjencën në rast krizash të mëdha, pa pasur nevojën të mbingarkojmë politikat monetare", nënvizoi Draghi.

Ai nuk dha shumë detaje dhe shtoi se një instrument i tillë financiar është shumë i vështirë për t'u konceptuar dhe dizenjuar. /Telegrafi/