Please enter at least 3 characters.

Douglas Costa në radarin e Bayernit

2016/01/douglas-costa-n-euml-radarin-e-bayernit_hd.jpg

E përditshmja gjermane ‘Bild’ raporton se drejtuesit e kampionit të Gjermanisë kanë hedhur sytë nga mesfushori i Shakhtar Donetskut, Douglas Costa.

Kjo lëvizje e Bavarezëve vjen si rezultat i vështirësive në arritjen e marrëveshjes me yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ndërsa Angel Di Maria nuk dëshiron të largohet nga Manchester United.

Sipas Bild, Costa do të ishte i gatshëm për një sfidë të re në Allianz Arena, sepse lëndimet e shpeshta dhe mosha e Arjen Robben dhe Franck Ribery do t’i jepnin atij shumë hapësira. /Telegrafi/