Dortmundi, vetëm teposhtë (Video)
13/12/2014
Ndeshja filloi me dominimin e mysfairëve që provuan më të mirën për të realizuar.
Megjithatë ishte një ish-lojtar i Dortmuncit, Schieber, ai që realizoi pas 40 minutash lojë golin e vetëm të këtij takimi.
Në pjesën e dytë Dortmundi provoi ç'mos për të barazuar rezultatin, por nuk ia arriti dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-0.
Kështu Dortmundi kthehet në vendin e 16-të me 14 pikë nga 15 javë, teksa Hertha vazhdon ngritjen me 17 pikë në vendin e 12-të. /Telegrafi/


