Please enter at least 3 characters.

Dortmundi pritet të nënshkruajë përfundimisht me Alcacerin këtë vikend

2018/11/Alcacer.jpg
286:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 05: Paco Alcacer of Borussia Dortmund reacts during a training session ahead of their UEFA Champions League match against۩ Atletico de Madrid at Estadio Wanda Metropolitano on November 05, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Borussia Dortmund thuhet se do ta shfrytëzojë këtë vikend të drejtën e blerjes për sulmuesin spanjoll të Barcelonës, Paco Alacer.

Sulmuesi spanjoll u bashkua në huazim njëvjeçar me të drejt blerje këtë afat kalimtar veror me Dortmundin.

Që nga bashkimi i tij me klubin gjerman, Alcacer ka treguar formë të lartë duke shënuar nëntë gola në vetëm katër paraqitje si titullar.

Këto paraqitje kanë bërë që Dortmundi të bindet nga cilësitë e tij dhe të vendos për blerjen përfundimtare.

Sipas gazetës gjermane Bild, Dortmundi do të shfrytëzojë mundësinë e blerjes prej 23 milionë eurosh plus pesë milionë eurosh këtë vikend.

Për sulmuesin spanjoll, gjermanët mendojnë t'i ofrojnë kontratë katër vjeçare me tetë milionë euro plus bonuset në sezon.

Me këtë kontratë, Alcacer do bëhej lojtari i tretë më i paguar në skuadër pas Marco Reus e Mario Gotze.

Alcacer gjatë kohës së tij dy vjeçare te Barcelona ka filluar vetëm 14 ndeshje në La Liga, ndërsa pas kalimin te Dortmundi ka fituar edhe ftesën nga Spanja pas dy viteve. /Telegrafi/