Please enter at least 3 characters.

Donald Cerrone e pret Conor McGregorin për një duel potencial

2018/11/DonaldCerrone-2.jpg
238:"DENVER, CO - NOVEMBER 10: Donald Cerrone celebrates his win over Mike Perry in their Welterweight bout during the UFC Fight Night 139 at the Pepsi Center on November 10, 2018 in Denver, Colorado. (Photo by Matthew Stockman/Getty Images)
12:"Getty Images

Donald Cerrone ka thënë se është në pritje të përgjigjes nga Conor McGregor për një duel të mundshëm në të ardhmen.

Pas triumfit ndaj Mike Perryt në fundjavën e kaluar në UFC Denver, ylli amerikan i arteve të përziera marciale ka thënë se UFC i kishte bërë ofertë për meçin e radhës.

Ndërkaq, The Irish Mirror ka raportuar se kundërshtari potencial i tij mund të jetë pikërisht McGregor.

Në ndërkohë, vazhdon të spekulohet për një rimeç ndërmjet irlandezit dhe kamionit në fuqi në kategorinë e peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov.

Ylli nga Dagestani e mposhti Conorin në raundin e katërt në duelin e zhvilluar në kuadër të UFC 229 në muajin e kaluar që u shoqërua me incidente mas meçit.

(Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Dy yjet e UFC-së janë të suspenduar së paku deri në seancën e ardhshme dëgjimore që mbahet më 10 dhjetor në kuadër të Komisionit Atletik të Nevadës, ashtu që është e paqartë se a do t'i lejohet irlandezit të përballet me McGregorin.

Cerrone, i njohur me nofkën Kauboji, e mposhti Mike Perryn që në raundin e parë në UFC Denver të shtunën e kaluar. Fitorja e bëri atë mbajtës të rekordit për më së shumti fitore dhe më shumë përfundime.

(Foto: Jared C. Tilton/Getty Images/Guliver)

Pas duelit, 35-vjeçari deklaroi se do të kthehej në kategorinë e peshave të lehta, ku një herë ka konkurruar për titull. /Telegrafi/