Don Xhoni lanson këngën e re "Don ti"
05/06/2025
Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Don ti” titullohet kënga e tij e radhës që e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari me muzikë dhe producim nga Mixey.
Videoja i është besuar produksionit të njohur, Sekuencë.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, ku ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) shquhet për stilin e tij të veçantë muzikor dhe tani ka fansa të shumtë gjithandej.
I njëjti është tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/


