Dominojnë yjet e Llapit e Dritës, formacioni më i mirë i xhiros në Superligë
27/10/2025
Me sukses është mbyllur edhe një tjetër xhiro në Superligën e Kosovës.
Favoritët nuk gabuan duke e bërë edhe më interesante garën për titull, pra përpos Ballkanit, që mori me mund një pikë ndaj Gjilanit.
Telegrafi si zakonisht ka krijuar formacionin më të mirë të javës, ku paraqitjet më të mira i bënë lojtarët e Llapit dhe Dritës.
Formacioni më i mirë i javës: Maloku; Krasniqi, Vitija, Mamengi, Blakçori; Prapashtica, Giovanni, Namani, Aliu; Ilievski, Gnabi.
Trajneri i kësaj xhiro u shpall Arsim Thaqi, i cili drejtoi Prishtinën drejt një tjetër triumfi në vikend, si dhe mbesin lider aktual i vetëm në La Liga./Telegrafi/


