Domate të mbushura: Drekë ideale e lehtë verore!
Domatja e mbushur mund të jetë shtesë gjellëve me mish apo me mish peshku apo edhe gjellë kryesore me të cilën shkon shkëlqyeshëm me një tepsi sallate sezoniPërbërësit:- 400 g domate,- 100 g qepë,- 2 vezë,- 4 lugë miell,- 1 lugë gjalpë,- 1 lugë qumësht,- piper i freskët i bluar,- 2 thelpinj hudhre,- l lugë majdanoz,- trumzë,- borzilok.Përgatitja:
Pritni me thikë pjesën e sipërme të domates dhe hiqjani me lugë një pjesë të brendshme.
Nxehni gjalpin, në të marinoni qepën e grirë imët derisa të marrë ngjyrë qelqi, shtoni hudhrën e grirë imët dhe edhe pak marinoni dhe shtoni majdanozin e grirë.
Vezët tundni, shtoni mielli, qumësht, një lugë erëza të freskëta dhe piper. Përzieni me qepën, hudhrën dhe majdanozin.
Mbushni domatet me përbërjen e këtillë, mbuloni me pjesën e sipërme të prerë të domates dhe vendosni në një enë.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak kaçkavall, ndërkaq në fund të enës pak erëza. Piqni 35 – 40 minuta në 150 gradë.
Ju bëfshin mirë! - transmeton Telegrafi.


