Please enter at least 3 characters.

Dokufest zbulon këngëtarët dhe bendet që do të performojnë në Dokunights

2018/07/zz-5.jpg

DokuFest ka zbardhur listën e plotë të programit të tyre muzikor për edicionin e 17-të.

Festivali më i madh i filmit në shtetin tonë ka zbuluar programin muzikor që do të mbretërojë gjatë nëntë netëve nga 3 deri më 11 gusht.

Festivali kryesor dokumentar dhe i filmit të shkurtër në Kosovë si në të kaluarën edhe këtë vit do të ketë DokuNights, i cili do të mbahet në tre faza të ndryshme në qytetin e Prizrenit.

Llojllojshmëria e tyre arrin horizonte të ndryshme të muzikës, nga popullore e vjetër deri në bashkëkohore me një qasje moderne të zërimit.

Performanca të rëndësishme përfshijnë A/V Frank Bretschneider të bashkë-themeluesit të Raster, Randomer si dhe Sebastian Mullaert, Conforce, degë e Warp! (ChkChkChk), Soundwalk Collective, Eric Cloutier dhe Borusiade.

Ndryshe, festivali ka paralajmëruar edhe disa befasi të tjera gjatë ditëve që do të shfaqen filmat në ambiente të hapura. /Telegrafi/