Please enter at least 3 characters.

Do të largohet mjeti radioaktiv nga Klinikat e Shkupit

2017/04/koridoret-Klinika-obstetrike-gjinekologjike-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Më herët u publikua një informacion se në Qendrën e Klinikave të Shkupit ka një mjet radioaktiv dhe për këtë Novatv ka pyetur Qeverinë e Maqedonisë se kur do të largohet ky material vdekje-nxitës.

Bëhet fjalë për kobalt 60 që me vite është i vendosur në Klinikën për onkologji, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për të larguar këtë material Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar ndihmë në SHBA kurse më vonë është arritur ujdi me Agjencinë për energji atomike në OKB me zyrë në Vienë.

Nga agjensioni për radio-aktivitet kanë njoftuar se ky material më së voni do të largohet deri në qershor të këtij viti. /Telegrafi/