Please enter at least 3 characters.

Do të kontrollohet publikimi i të dhënave personale të studentëve në Maqedoni

2017/01/Personal-data.jpg

Drejtoria përmbrojtje të të dhënave presonale (DMDHP) njofton se nga Fakulteti i Maqinerisë dhe nga persona tjerë fizik, ka pranuar kërkesa për inspektim për dyshime se të dhënat e tyre personale janë keqpërdorur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale, DMDHP-ja ka ndërmarrë procedura për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme dhe mbikëqyrje. DMDHP-ja do të njoftojë opinionin publik për gjetjet e mundshme në këtë drejtim.

Njiherit, DMDHP-ja i udhëzon qytetarët që t'i ndërrojnë fjalëkalimet, të vendosin siguri plotësuese dhe nëse hasin në keqpërdorime, të njoftojnë Drejtorinë./Telegrafi.