Do të aplikoni për vizë në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë ndan njoftimin e rëndësishëm
10:"Webeditor3
08/08/2025
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që kanë aplikuar, ose do të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese janë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
Këtu përfshihen edhe ata që do të rinovojnë vizën e tyre drejt SHBA-ve.


