Djali 3 vjeçar bllokohet brenda një makinerie lojërash, policia detyrohet ta thyejë xhamin për ta nxjerrë
02/02/2024
Timothy Hopper dhe djali i tij, Ethan po kalonin kohë mjaft të mirë në një qendër tregtare në Queensland të Australisë derisa djaloshi u bllokua brenda një makinerie lojërash.
Pamjet gazmore të Ethan i cili e mbajti qetësinë dhe nuk dukej aspak i trishtuar ngjallën reagime në rrjete sociale.
Timothy nuk po mund ta besonte se si djali i tij ishe futur aty, por ai ishte i lumtur që Ethan nuk ishte i lënduar e as i trishtuar.
Më pas ai vendosi ta thërrasë policinë, e cila u detyrua të thyejë kutinë e xhamit për ta nxjerrë jashtë djaloshin.
Ethan u ribashkua me prindërit i lumtur dhe i sigurt.
Ky thuhet të jetë incidenti i parë i këtij lloji për kompaninë Retail Firts, por ishte mjaft i pazakontë edhe për forcat policore. /Telegrafi/


