Please enter at least 3 characters.

DJ Blunt mohon therjen me thikë: Jam mirë, ishte një mosmarrëveshje e shokut tim me disa persona

2018/06/bluntttttt.png

Gjatë pasditës së sotme (e premte), reperi i njohur DJ Blunt ishte pre e një mosmarrëveshje e cila ndodhi mes disa personave.

Rastin e konfirmoi për Telegrafin edhe Policia e Kosovës, të cilët treguan se ngjarja ndodhi në rrugën "B" në Prishtinë, nga ku pas përleshjes reperi ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, vet DJ Blunt, i kontaktuar nga Insajderi, ka mohuar rastin në fjalë duke e quajtur si jo të vërtetë.

“Jo bre nuk është e vërtetë hiç, që jam therrur me thikë. Unë jam tu u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportu ka qenë e natyrës së një problemi që një shok i imi e ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurgjë më shumë.”, ka thënë DJ Blunt.

I njëjti ka qenë shumë aktiv kohëve të fundit me projekte të reja në muzikë, teksa duket se do të vazhdojë me prurje të reja. /Insajderi/Telegrafi/