Ditët e efikasitetit energjetik të Bashkisë së Shkupit - 2016
02/11/2016
Nga sot, në Shkup mbahet konferenca ''Ditët e efikasitetit energjetik të Bashkisë së Shkupit - 2016'' në hapësirat e bashkisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të konferencës do të ketë trajnime dhe ditë të hapur për qytetarët. Planifikohet që të mbahen tre panel diskutime, ku do të prezantohen të arriturat e Bashkisë së Shkupit në sferën e efikasitetit energjetik, arritjet e komunave të Shkupit dhe teknologjitë enegjetike-efikase.
Për nesër është paraparë një trajnim për harxhim efikas të energjisë, për persona udhëheqës të objekteve që janën nën kompetencën e Bashkisë së Shkupit, ndërkaq të premten, në sheshin ''Maqedonia'' do të mbahet Ditë e hapur për qytetarët./Telegrafi/


