Please enter at least 3 characters.

Dita e Veteranëve, Osmani: Gratë dhe burrat e UÇK-së, në krye me kryekomandantin Adem Jashari kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë

2023/12/Vjosa-Osmani-Sadriu-konference-foto-Ridvan-Slivova-8-e1703801539890.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranëve shpreh mirënjohjen e thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës.

Osmani ka deklaruar se guximi dhe sakrifica e tyre meritojnë respekt maksimal.

"Në Ditën e Veteranëve, shpreh mirënjohjen time të thellë për gratë dhe burrat trima të UÇK-së, të cilët i kanë shërbyer me vetëmohim luftës për lirinë e Republikës së Kosovës. Guximi, sakrifica dhe angazhimi i tyre i palëkundur meritojnë respektin tonë maksimal. Në krye me kryekomandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, ata kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë", ka deklaruar presidentja Osmani.

Ajo ka shtuar tutje se "trimëria dhe sakrifica e tyre do të na frymëzojë përherë"./Telegrafi/