Dita e ndeshjeve: Xhiroja 24 vjen me tri duele të forta gjatë ditës së sotme
Fundjava sjell emocione të reja në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku zhvillohet xhiroja e 24-t e kampionatit elitar kosovar.
Pesë përballje interesante pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në garën për titull, zonën evropiane dhe mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ku vetëm sot planifikohen të luhen tri ndeshje që nisin në të njëjtën kohë, nga ora 13:00.
Në Gjilan, klubi i Gjilanit pret Drenicën në stadiumin me bari artificial, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për objektivat e ndryshme në tabelë.
Ndërkohë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, përballja mes Prishtinën dhe Prishtinës së Re pritet të sjellë rivalitet dhe emocione, me bardhekaltrit që kërkojnë të ruajnë ritmin në garën për kreun.
Një tjetër ndeshje e rëndësishme luhet në stadiumin Liman Gegaj, ku Malisheva përballet me Ferizaj. Të dy ekipet kanë nevojë për pikë dhe kjo pritet të jetë një betejë e fortë në mesfushë dhe në çdo duel.
Të dielën vëmendja kryesore zhvendoset në Suharekë, ku kampioni në fuqi FC Ballkani përballet me rivalin direkt për kreun, Dritën, ndërsa Dukagjini është nikoqir i Llapit. /Telegrafi/


