Disa nga kryetarët e komunave nuk i shkuan në takim Kurtit, AKK bënë të ditura arsyet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kishin ftuar sot në një takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.
Mirëpo disa nga kryetarët e komunave e bojkotuan këtë takim, e kjo u bë për shkak të vendimit që mori bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, që të mos marrin pjesë në këtë takim.
Përmes një njoftimi, bordi i AKK-së ka njoftuar se ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë.
Bordi ka thënë se ky veprim do ta bënte qeverinë që t'i thërriste mendjes që t'i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.
Njoftimi i plotë:ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËSVENDIMBordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t'i thërriste mendjes që t'i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave./Telegrafi/


