Please enter at least 3 characters.

Disa arsye pse duhet t’i konsumoni akullore dhe cili është lloji më i mirë i tyre

Në një botë që ecën me ritëm të shpejtë, janë disa gjëra që mbeten të pandryshuara. Një prej tyre është ndjesia e një akullore të ftohtë në dorë, nën rrezet e diellit përvëlues, kur gjithçka duket më e thjeshtë dhe më e ëmbël.

Shumëkush mund të kujtojë momentin kur prindërit blinin akulloren e preferuar pas një dite në park apo pas një rezultati të mirë në shkollë.

E njëjta ndjesi, i njëjti emocion, mund të përjetohet sërish edhe sot  përmes atyre produkteve që nuk kanë humbur as cilësinë, as kujdesin për detajet.

Aroma e lajthisë së bluar, shija e çokollatës së butë dhe krisja e lehtë e çokollatës në majë të akullores sjellin në mendje përvoja që nuk maten me çmime, por me kujtime. Këto janë detaje që nuk i sheh gjithkush, por i ndien secili që di të shijojë.

Brenda një kore të thjeshtë biskote dhe një mbështjellëse të zakonshme, fshihet një përkushtim që shpesh e harrojmë: zgjedhja e përbërësve të cilësisë së lartë, harmonia e teksturës, dhe ajo lloj elegance që nuk bërtet, por që e kupton vetëm kur e ke përpara vetes.

Akulloret Kinder Bueno nga Ferrero si dhe akulloret tjera nga ky brend mund t’i gjeni në pikat e marketeve dhe derivateve në mbarë vendin.