Please enter at least 3 characters.

Diona Fona publikon këngën e re "Bella Vita"

2019/06/mer1.jpg

Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

"Bella Vita" titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është punuar nga producenti Big Bang Beats, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi.

"Bella Vita" është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtarja vjen me një performancë mjaft tërheqëse.

Ana vizuale i është besuar produksionit Imagine Films.

Diona vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/