Please enter at least 3 characters.

Diona Fona po sjell bashkëpunim me një reper të njohur - kënga do të jepet premierë në 'Beer Fest Kosova'

2023/06/DDIONA.jpg

Beer Fest Kosova do të mbahet këtë verë nga data 7 deri më 10 korrik në Prishtinë.

Mes shumë emrave të estradës që do të performojnë, e ftuar për të kënduara para publikut është edhe këngëtarja Diona Fona.

Telegrafi ka mësuar se ajo ka përgatitur një bashkëpunim të ri me një reper të njohur të estradës - këngë e cila do të jepet premierë pikërisht në Beer Fest Kosova.

Kënga është ritmike verore e zhanrit R&B dhe hip-hop, me çka edhe pritet të jetë në listën e hiteve verore për verën 2023.

Ky bashkëpunim do të viaulizohet edhe me klip, i cili gjithashtu do të publikohet pas premierës që dyshja do ta kenë në Beer Fest.

Diona në anën tjetër i ka ngacmuar ndjekësit e saj në Instagram me publikimin e disa fotografive atraktive, që mesa duket janë realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit. /Telegrafi/