Please enter at least 3 characters.

Diona Fona paralajmëron këngën e re

2020/06/ddi.png

Diona Fona vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të ëmbla në estradën shqiptare.

Ajo është aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke përfshirë edhe të reja nga projektet muzikore.

Kështu, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e re.

“Kënga do të lansohet së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi si duket është shkrepur nga xhirimi i klipit, pasi Diona shihet në një veshje sportive, teksa dukjes i ka bashkangjitur makijazh dhe rregullim të flokëve.

“Ti je” titullohet  projekti i fundit nga këngëtarja, e cila deri më tani ka grumbulluar 5.7 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/