Dinamo Zagreb fiton Kupën e Kroacisë, Arbër Hoxha luan 30 minuta
Dinamo Zagreb është fituesi i Kupës së Kroacisë. Në finalen e zhvilluar në Opus Arena, gjiganti kroat e mposhti Rijekën me rezultat 2-0, falë dy golave të Luka Stojković, i cili realizoi në minutat 50’ dhe 57’.
Me këtë triumf, Dinamo e kompletoi edhe “dopietën” (titullin kampion + kupën), duke e mbyllur sezonin me kurorën e dyfishtë.
Arbër Hoxha fut në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 63-të, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Kjo ishte hera e 18-të që Dinamo e fiton Kupën në Kroacinë e pavarur, ndërsa Rijeka numëron tetë trofe.
Fitorja e Dinamos ka rëndësi edhe për Hajduk Splitin, pasi i hap rrugë një fillimi më të favorshëm në arenën evropiane. Meqë Dinamo e fitoi Kupën dhe kampionatin, vendi në Ligën e Evropës që zakonisht i takon fituesit të Kupës i kalon ekipit të vendit të dytë në kampionat — pra Hajdukut.
Në skenarin tjetër, nëse Rijeka do ta kishte fituar Kupën, ajo do të siguronte biletën për Ligën e Evropës, ndërsa ekipet e renditura në vendin e dytë dhe të tretë në kampionat do të duhej ta kërkonin Evropën përmes raundeve kualifikuese të Ligës së Konferencës./Telegrafi/


