Please enter at least 3 characters.

Dimovski: Johannes Hahn, përse përziheni në çështjet e Maqedonisë? (Foto)

2016/01/dimovski-t-euml-rheqja-e-lsdm-s-euml-tregon-frik-euml-n-p-euml-r-t-rsquo-u-p-euml-rballur-me-zgjedhjet-video_hd.jpg

Ilija Dimovski nga kabineti për informim i OBRM-PDUKM-së i ka replikuar eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, duke e akuzuar për përzierje në çështjet e Maqednisë.

Në profilin e tij në Facebook, Dimovski ia kujton komisionerit Hahn deklaratën se nuk do të përzihet në Maqedoni, ndërkaq vazhdon me pyetjet e tij provokuese rreth formimit të qeverisë së re.

Dimovski e pyet komisionerin Hahn që të jep mendimin e tij nëse qeveria e re do të kishte mbështetje nga 100 deputetë, në vend të 67, si edhe pa ridefinim të shtetit, pa dygjuhësi në tërë territorin e vendit, pa dykombësi dhe me ruajtje të unitaritetit të shtetit, emrit dhe identitetit maqedonas.

Dimovski i kërkon Hahnit që ta shkel për së dyti herë fjalën e dhënë se nuk do të përzihet në çështjet e Maqedonisë./Telegrafi/