Please enter at least 3 characters.

Dimitrov: Do t'a bindim BE-në që të anëtarësohemi së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi

2017/09/Nikola_Dimitrov_Minister.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka thënë se janë duke u munduar që t'a bindin Bashkimin Evropian që Maqedonia të anëtarësohet në BE së bashku mer Serbinë dhe Malin e Zi.

Dimitrov këtë deklaratë e dha në konferencën e përbashkët me homologun e tij, Srgjan Darmanoviq, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Do të ishte mirë që të garojmë me reforma me shtetet e rajonit. Ballkani ka qëllime të njejta dhe ne jemi duke punuar për një strategji të përbashkët për të ardhmen. Mali i Zi është duke përparuar me hapa të sigurtë drejtë BE-së dhe për këtë, ne si Maqedoni jemi shumë të lumtur'' tha mes tjerash Dimitrov.

Dimitrov tha se janë duke ndjekur rrugën dhe afatet e dhëna nga BE-ja dhe nga institucionet e sigurisë në botë për të anëtarësuar Maqedoninë edhe në NATO. /Telegrafi/