Please enter at least 3 characters.

Digjet një veturë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:30 në rrugën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin.

"Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin", ka thënë Pllana. /Telegrafi/