Please enter at least 3 characters.

Digjet automjeti në qendër të Shkupit, nuk ka të lënduar

2024/05/mpb-maqedoni.jpg

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, sot pas mesnatës 3:30 është raportuar se në qendër të Shkupit është djegur një automjet.

Sipas policisë, bëhet fjalë për automjet "Hyndai" me tabela të Shkupit në pronësi të M.S.

Nuk ka të lënduar, kurse njësiti kundër zjarrit ka shuar zjarrin.

Po ashtu është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/