Please enter at least 3 characters.

Digjen disa vetura në një auto-sallon në Vushtrri

2023/07/356606441_666637771605689_612032569358714858_n.jpg

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura dhe se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

"Kanë nisur hetimet për rastin, nuk dihet ende a ka qenë e qëllimshme zjarrëvënia. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar", tha ai. /Telegrafi/