Diellza Daka sërish prezantuese e "Big Talk Kosova"
Diellza Daka do të rikthehet sërish si prezantuese e “Big Talk Kosova”, duke vazhduar kështu rolin që ajo ka mbajtur edhe në edicionin e kaluar të programit.
Ajo ka qenë prezentë në sezonin e tretë, ku u prit mirë nga publiku, dhe tashmë është konfirmuar edhe për edicionin e katërt.
Ky rikthim vjen si një vazhdimësi e suksesit të saj në format, ku Diellza ka arritur të krijojë një stil të vetin në moderimin e bisedave dhe analizave mbi ngjarjet e Big Brother VIP Kosova.
Për këtë sezon, është bërë e ditur se në panelin e opinionistëve do të jetë Vlorijan Halili, i cili njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe qasjen kritike ndaj dinamikave të lojës.
Në anën tjetër, është përfolur se në panel mund të bashkohet edhe ish-banorja Xheneta Fetahu, megjithëse kjo ende nuk është bërë zyrtare.
Përfshirja e Xhenetës, nëse konfirmohet, pritet të sjellë një perspektivë tjetër në diskutime, duke qenë se ajo e njeh nga afër atmosferën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Me këto zhvillime, “Big Talk Kosova” duket se po përgatitet për një tjetër edicion me debat, analiza dhe surpriza për publikun. /Telegrafi/


