Please enter at least 3 characters.

Diego Costa debuton me gol në 'shtëpinë' e Atleticos, por ndëshkohet me të kuq pas festës me tifozët (Foto/Video)

2018/01/costa-2.jpg

Diego Costa ka debutuar me gol në stadiumin e Atletico Madridit, pas transferimit të tij nga Chelsea.

Sulmuesi spanjoll u rikthye te Atletico në verë, por nuk mundi të zyrtarizohet si lojtar deri në janar pas dënimit nga UEFA.

Megjithatë, Costa arriti menjëherë të lë shenj për skuadrën e Diego Simeones, duke shënuar dy gola brenda javës së parë të vitit 2018.

I pari erdhi para disa ditëve në udhëtimin e tyre për Copa del Rey te Lleida, të cilët i mposhtën me rezultat 0-4, kur Costa shënoi golin e tretë të skuadrës.

Por, tani spanjolli ka gjetur menjëherë golin edhe në La Liga, pikërisht në ndeshjen e tij debutuese në Wanda Metropolitano.

Costa ka shënuar për epërsinë 2-0 në ndeshjen e javës së 18-të të kampionatit spanjoll ndaj Getafes.

Goli i spanjollit erdhi nga afërsia në minutën e 68-të të ndeshjes pas një harkimi të saktë nga Sime Vrslajko.

Megjithatë, festa e tepruar me tifozët e skuadrës bëri që Costa të marr kartonin e dytë të verdhë, praktikisht të kuqin dhe të largohet nga loja po në këtë minutë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6cq2lq