DiCaprio ka një fanse të madhe, Adele e mbështet atë për Oscar
28/02/2016
Këngëtarja e famshme britanike, Adele, ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për Leonardo DiCaprion në garën për të fituar Oscarin në kategorinë Aktori më i mirë i vitit.
Krijuesja e hitit “Hello” ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për ta mbështetur yllin hollivudian.
“Shumë fat Leo! Të gjithë të duan sepse je më i miri”, ka shkruar Adele.
DiCaprio konsiderohet favoriti kryesor për ta fituar Oscarin për rolin e tij në filmin “The Revenant”.


