Please enter at least 3 characters.

DiCaprio dhuron tre milionë dollarë për ta ndihmuar Australinë

2020/01/LeonardoDiCaprio-e1578755175756.jpg
238:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 28: Leonardo DiCaprio speaks onstage during the 2019 Global Citizen Festival: Power The Movement in Central Park on September 28, 2019 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images for Global Citizen)
31:"Getty Images for Global Citizen

Leonardo DiCaprio ka dhuruar tre milionë dollarë për t’i ndihmuar Australisë së përfshirë nga zjarret qe disa muaj.Aktori hollivudian e ka dhuruar këtë shumë parash për luftën kundër zjarreve në New South Wales dhe për t’i ndihmuar njësitë që kanë pësuar më shumë, si edhe për ta ndihmuar botën shtazore. Këto fonde i ka dhuruar organizata Earth Alliance, të cilën e ka formuar DiCaprio, së bashku me filantropët Laurene Powell Jobs dhe Brian Sheth në vitin e kaluar. Kjo organizatë ishte nisur për shkak të ndryshimeve klimatike dhe humbjes së llojllojshmërisë biologjike.

Fondi australian do të punojë së bashku me organizatat partnere, duke përfshirë Aussie Ark, Bush Heritage e Wires Wildlife Rescue – njofton ABC.Në këtë mënyrë, aktori i bashkohet listës së gjatë të yjeve që kanë dhuruar para për ta ndihmuar Australinë, si Nicole Kidman, Pink, Keith Urban, Metallica, Elton John, Chris Hemsworth e shumë të tjerë. /Telegrafi/