Di Maria është i përsosur për PSG-në
29/07/2015
Laurent Blanc gjatë kësaj jave ka thënë se klubi francez është shumë afër marrëveshjes me anësorin argjentinas, ndërsa Zidane beson se ai është lojtari ideal që do t’i ndihmonte PSG-së të fitonte Ligën e Kampionëve.
“Ai është një lloj i lojtarit që mund t’ju dërgojë në një fazë tjetër të lojës. Kjo është ajo që nevojitet për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Zidane për BFM TV, transmeton Koha.net.
“Angel Di Maria mund të kontribuojë me energjinë e tij. Ai e bën dallimin me lëvizjet e tij dhe ka kualitetin për të bërë gjithçka”.
“Mendoj se transferimi i tij do të realizohet në ditët në vijim”, ka thënë ZiZu. /Telegrafi/


