Please enter at least 3 characters.

Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

2018/01/Radja-Nainggolan-e1515588317573.jpg
115:"during the Serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on October 1, 2017 in Milan, Italy.
13:"Marco Luzzani

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të startojë ndaj Interit me 21 janar.

Belgu u dënua nga klubi romak pas humbjes 2-1 ndaj Atalantas, lojtari detyrohet t'i paguaj 100 mijë euro, kjo pasi postoi video duke pirë cigare dhe alkool për festën e Vitit të Ri.

Por, trajneri i Romës, për media tha: "Nuk ka probleme me Nainggolanin. Radja do të startojë ndaj Interit”.

Vlen të theksohet se ndeshjen e parë kampionale e kishte fituar Luciano Spalletti me rezultat 3-1.

Nainggolan është një nga lojtarët më të mirë të klubit italian dhe është i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Çmimi i tij parashikohet të jetë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/