Please enter at least 3 characters.

Dhunoi babë e bir te varrezat e Durrësit, policia arreston 37-vjeçarin

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili akuzohet se një ditë më parë ka dhunuar dy persona, babë e bir.

“Arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), të dy banues në Durrës, familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim”, njofton policia. /Telegrafi/