Please enter at least 3 characters.

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit 

2022/09/dhune-e1677140544464.jpg
5:"Radio

Një rast i dhunës në familje në Vushtrri është lajmëruar në Policinë e Kosovës përmes aplikacionit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është lajmëruar të premten, më 25 prill.

“Vushtrri 16.04.2025 – NN. Më 25.04.2025 ankuesja femër kosovare që jeton jashtë vendit, përmes aplikacionit ka njoftuar policinë se sistematikisht ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas ankueses e njëjta për shkak të dhunës është larguar nga Kosova për të jetuar jashtë vendit.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dhe inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/